NBA/ Golden State rikthehet te fitorja, 76ers pësojnë disfatën e katërt radhazi
Abc News
by Her Gi
3M ago
Golden State Warriors janë rikthyerte fitorja në NBA, pas dy humbjeve radhazi. Në sfidën e zhvilluar në “Chase Center”, Golden State ka triumfuar ndaj Philadelphia 76ers me 12 pikë diferencë, 119-107. Për skuadrën mike kjo ishte humbja e katërt radhazi në NBA dhe tani kanë rënë në vendin e pestë në Konferencën e Lidnjes. Më i spikatori në fitoren e Golden State ishte padyshim Steph Curry që realizoi 37 pikë, tetë kërcime dhe shtatë asistime. Me lojë të mirë te vendasit u dalluan edhe Kuminga me 26 pikë dhe kanadezi Andrew Wiggins që shtoi 23 të tjera. Në anën tjetër, te mysafirët më efikasi is ..read more
Visit website
Organizonte lojëra fati në lokalin e tij, arrestohet 45 vjeçari në Lushnje
Abc News
by Xhen Sila
3M ago
Një 45 vjeçar nga Lushnja është arrestuar në flagrancë për organizim të paligjshëm të lojërave të fatit. Mësohet se 45 vjeçari kishte përshtatur lokalin e tij në fshatin Barbullinjë për lojëra fati. Ai është vënë nën akuzë për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale një kompjuter që shërbente për këtë qëllim./abcnews.al ..read more
Visit website
Macron: Europa duhet të marrë vendime të guximshme për të mbrojtur Ukrainën
Abc News
by So Nila
3M ago
Bashkimi Europian duhet të marrë vendime të guximshme për të mbrojtur Ukrainën, përpara se SHBA-ja potencialisht të vendosë të pezullojë ose të reduktojë mbështetjen e saj ushtarake për Kievin, tha presidenti francez Emmanuel Macron. “Europa ishte me fat që kishte Amerikën si partner, por ne duhet të jemi të kthjellët. Ukraina është pjesë e kontinentit europian dhe çfarëdo që të vendosë Amerika, ne duhet të marrim vendimet e duhura dhe të guximshme për të mbështetur Ukrainën dhe popullin ukrainas. Ky është një moment përcaktues për Europën. Ne duhet të jemi gati të veprojmë për të mbrojtu ..read more
Visit website
Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të diskutojë vendimin e GJND-së për luftën në Gaza
Abc News
by Re Nato
3M ago
Këshilli i Sigurimit i OKB-së pritet të mblidhet për të diskutuar vendimin e përkohshëm të GJND-së për luftën e Izraelit në Gaza të mërkurën në orën 11:00 me orën e Nju Jorkut (16:00 GMT). Takimi vjen pasi Izraeli konfirmoi se po “kanalizon vëllime të mëdha uji” në tunele në Gaza, një nga shembujt e përmendur në çështjen e Afrikës së Jugut kundër Izraelit në GJND, shkruan Al Jazeera. “Raportet e fundit të planeve izraelite për të përmbytur tunelet në Gaza me ujë deti janë shqetësuese,” citoi Afrika e Jugut si pjesë e provave të saj që pretendojnë se Izraeli po shkakton “dëbimin masiv” të pales ..read more
Visit website
Borell: Ukraina, BE dhe situata në Detin e Kuq do të jenë temat e takimit në Bruksel
Abc News
by So Nila
3M ago
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë Josep Borrell njoftoi sot se mbështetja ushtarake e Bashkimit Europian për Ukrainën, forcimi i industrisë së mbrojtjes së BE-së, si dhe sfidat e sigurisë në Detin e Kuq, Sahel dhe Gjiri i Guinesë, do të jenë temat kryesore të takimit joformal të ministrave të Mbrojtjes së BE-së në Bruksel. Para fillimit të takimit, ai u tha gazetarëve se duhet të tregohet se angazhimi i qartë i BE-së ndaj Ukrainës mbetet dhe do të vazhdojë, duke shtuar se është e rëndësishme të dimë se ku jemi. /abcnews.al ..read more
Visit website
Trump nominohet për Çmimin Nobel për Paqe
Abc News
by So Nila
3M ago
Një ligjvënëse republikane ka nominuar Donald Trump për çmimin Nobel për Paqen, duke përmendur politikën e tij “historike” në Lindjen e Mesme. Përfaqësuesja e Nju Jorkut, Claudia Tenney, tha në një deklaratë se ajo vendosi të emërojë ish-presidentin për rolin e tij në traktatin e Abrahamit, i cili normalizoi zyrtarisht marrëdhëniet midis Emirateve të Bashkuara Arabe, Bahreinit dhe Izraelit. “Donald Trump ishte i dobishëm në lehtësimin e marrëveshjeve të para të paqes në Lindjen e Mesme në pothuajse 30 vjet,” tha ajo. “Për dekada të tëra, burokratët, ‘profesionistët’ e politikës së jashtme dhe ..read more
Visit website
Dyshohet se qëndron pas sulmit ndaj ushtarëve amerikanë në Jordani, grupi militant irakian “pezullon” operacionet ndaj SHBA-së
Abc News
by Xhen Sila
3M ago
Një grup militant irakian i lidhur me Iranin, që dyshohet se qëndron prapa sulmit me dron ku u vranë tre ushtarë amerikanë në Jordani, njoftoi për “pezullimin” e operacioneve ndaj forcave amerikane, pasi Uashingtoni tha se ka vendosur se si të përgjigjet për sulmin, por nuk dha më shumë detaje. Milicia Kataib Hezbollah tha se pauza synon që të parandalojë “turpërimin” e Qeverisë irakiane dhe la të kuptohet se sulmi me dron lidhej me mbështetjen që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Izraelit në luftën në Gazë. “Ndërsa shpallim pezullimin e operacioneve ushtarake dhe të sigurisë kundër forcave pus ..read more
Visit website
Edhe me “Atë” majë ballkonit, edhe me “Ata” të Uashingtonit
Abc News
by Mero Baze
3M ago
Nga Mero Baze I vetmi lëshim që duhet të bëj drejtësia shqiptare për Fatmir Mediun, është që dhe nëse dënohet me burg në procesin që është në vazhdim për Gërdecin, të lihet I lirë nga 26 janari deri më 3 shkurt të udhëtoj në SHBA për Mëngjesin e Lutjeve, një organizim I një vëllazërie kristiane me ndikim në politikën amerikane që organizohet çdo fillim shkurti. Ajo është e gjithë jeta e tij. Vit pas viti autoriteti I tij brenda vëllazërisë është rritur pasi ky u bie më shumë klientë të ftuar se gjithë të tjerët madje jo vetëm nga Shqipëria por gjithë Ballkani. Politikanë me probleme me drejtës ..read more
Visit website
SHBA: Në ditët e ardhshme mund të ketë një mision vlerësimi të OKB-së për Gazën
Abc News
by Re Nato
3M ago
Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi se në ditët e ardhshme pritet të ndodhin hapat e parë për të ecur përpara me një mision vlerësimi të Kombeve të Bashkuara në Gazën veriore. Zëdhënësi Matt Miller tha të martën se siguria dhe kushtet e rrugës duhet të kontrollohen për të siguruar që misioni i plotë i vlerësimit mund të kryhet në mënyrë të sigurt, shkruan CNN. Misioni i planifikuar u vonua “për shkak të një shpërthimi të ripërtërirë në luftimet në veri,” theksoi Miller në një konferencë. “Ne pamë luftëtarët e Hamasit që u shfaqën dhe filluan të lëshonin sulme me raketa në Izrael, filluan ..read more
Visit website
SHBA godet platformat kibernetike të Shtetit Islamik
Abc News
by Xhen Sila
3M ago
Shtetet e Bashkuara po ndërmarrin veprime për të ndërprerë përpjekjet e grupit terrorist Shteti Islamik për të zgjeruar kalifatin e tyre virtual, të vetëshpallur. Uashingtoni njoftoi të martën sanksione kundër dy shtetasve egjiptianë, të cilët akuzohen se kanë ofruar trajnime për udhëheqësit e Shtetit Islamik mbi sigurinë kibernetike, në mënyrë që ata të mund të lëviznin fondet përmes kriptomonedhave dhe të zgjeronin përpjekjet e rekrutimit. Al-Mawji Mahmud Salim dhe partnerja e tij e biznesit, Sarah Jamal Muhammad Al-Sayyid, akuzohen për krijimin e një platforme në internet të lidhur me Shtet ..read more
Visit website

Follow Abc News on FeedSpot

Continue with Google
Continue with Apple
OR